Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

UNIQA Insurance Group publikon të dhënat e 6-mujorit


23/08/2018


UNIQA Insurance Group publikon të dhënat e 6-mujorit- Rriti primet periodike dhe përmirësoi fitimet

  • Primet e shkruara periodike u rritën me 3.1%, duke kapur shifrën e më shumë se 2.7 miliardë euro
  • Totali i primeve të shkruara qëndroi stabël me rreth 2.8 miliardë euro
  • Fitimi para taksave arriti 140. 8 milionë euro, ose mbi 47.5%
  • Për vitin 2018, në total grupi UNIQA Insurance i ka rritur të ardhurat para taksave

Në gjysmën e parë të vitit 2018, UNIQA Insurance Group AG (UNIQA) i rriti primet e shkruara periodike, duke përfshirë këtu edhe kursimet me 3%, ndërsa fitimi para taksave ishte mbi 47.5% ose ndryshe 140.8 milionë euro krahasuar me shifrat e vitit 2017.

CEO i UNIQA-s, Andreas Brandstettter tha se e shfrytëzuan mjaft mirë zhvillimin pozitiv ekonomik në tregjet ku UNIQA operon, Austri dhe në Europën Qendrore-Lindore.

“Rritja e primeve të shkruara periodike në gjysmën e parë të këtij viti është më mirë nga çfarë ne prisnim.

Situata e qëndrueshme e fitimeve na lejon që të bëjmë parashikime më të mira për dëmet e ardhshme nga katastrofat. Edhe pse humbjet nga moti ekstrem ishim më shumë sesa mesatarja në gjysmën e parë të këtij viti, ne nuk presim që situata të qëndrojë kështu. Edhe sa i përket pjesës së fitimit, po vazhdojmë të kemi rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Në linjën e strategjive të kërkesave të grupit UNIQA, primet e shkruara u rritën, veçanërisht në sigurimet e pronës dhe aksidenteve, me më shumë se 4.5% në gjysmën e parë të 2018-ës, rritje kjo që ishte më e lartë nga pritshmëritë që ne kishim. Kjo rritje është e shpërndarë në të dy tregjet, në Austri me +4.5% dhe në Europën Qendrore-Lindore me +7.8%.

Motorët kryesorë të rritjes në të dy rajonet ishin sigurimet motorike dhe të pronës.

Nëse i referohemi 2018-ës në tërësi, UNIQA pret që të mos ketë ndryshim në rritjen e sigurimit të pronës, aksidenteve dhe të shëndetit. Pavarësisht investimeve të mëdha në inovacion dhe në programin e hedhur në treg nga ne në 2016-ën, UNIQA po vazhdon të ketë përmirësim të vazhdueshëm në fitimet para taksave”,- nënvizoi Brandstetter.

 

UNIQA Insurance Group – Tablo e përgjithshme për vitin 2018

Për vitin e plotë financiar 2018, UNIQA pret rritje në sigurimet e pronës dhe aksidenteve me të paktën 2% si dhe një rritje në sigurimet e shëndetit me më shumë se 3%. Deri në fund të vitit, UNIQA pret një rënie të lehtë të volumit të primeve në total, me rreth 1%.

Sa i përket investimeve, UNIQA nuk pret më rënie për vitin 2018 krahasuar me 2017, kjo sepse efekti i interesit të ulët tashmë ka reflektuar gjerësisht në të ardhura të ulta nga investimet vitin e kaluar.

 

 

UNIQA

UNIQA Group është një prej grupeve lider në tregjet e Austrisë dhe Europës Qendrore-Lindore

Rreth 20 mijë punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë mbi 9.5 milionë klientëve në 18 shtete.

UNIQA është grupi i dytë më i madh në Austri, me rreth 22% të tregut. UNIQA operon në 15 tregje të Europës Qendrore-Lindore, përkatësisht në: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Hungari, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. UNIQA Group gjithashtu përfshin kompani edhe në Zvicër dhe Lihtenshtajn.

 

Në Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni, UNIQA përfaqësohet nga SIGAL UNIQA, e cila që prej vitit 2002 udhëheq tregun e sigurimeve në Shqipëri, me rreth 30% të tregut.