Sigurimi KASKO

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme
ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme.

Keni Pyetje?

+ 355 4 2233 308 Hëne - Premte: 8.00 - 16.00 info@sigal.com.al


MBULIMET
    • Dëmtime aksidentale

      Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

    • Thyerja e xhamave

      Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm.

    • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

      Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

    • Katastrofat natyrore

      Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

    • Vjedhja dhe Vjedhja e pjesshme

      Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

    • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

      Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar.

    • Dëmtime nga akte keqdashëse

      Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

    • Jashtë territorit të Shqipërisë

      Të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të EU si dhe Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi.