Sigurimet e detyrueshme të makinës

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimet e detyrueshme të mjeteve motorike në përputhje të plotë me ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Tek SIGAL UNIQA mund të blini online siguracionin e makinës TPL, Karton Jeshil dhe Policën Kufitare.

Zgjidhni sigurinë për ju dhe familjen tuaj sa herë që udhëtoni.
Kujdesuni për makinën tuaj me një policë sigurimi nga SIGAL UNIQA.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “TPL”

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “TPL”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar brenda Shqipërisë. Ky sigurim është 1 vjeçar.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës Karton Jeshil

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Karton Jeshil”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar jashtë Shqipërisë. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Polica Kufitare”

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Polica Kufitare”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa të huaja për të qarkulluar në Shqipëri. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 45 ditore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

Dokumenta (3)

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë sigurimi më nevojitet për automjetin tim?

  • Për çdo automjet të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, jeni të detyruar të pajiseni me sigurimin TPL, për qarkullimin brenda territorit të vendit.
  • Për çdo automjet të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, që planifikon të qarkullojë jashtë territorit të vendit, nevojitet pajisja me sigurimin Karton Jeshil Shqiptar.
  • Për çdo automjet me regjistrim të huaj që do qarkullojë brenda territorit të Shqipërisë, nevojitet pajisja me një sigurim Kufitar shqiptar, apo një sigurim të vendit të origjinës që ka si zonë mbulimi Shqipërinë, për dëmet ndaj palëve të treta.

Sa kushton sigurimi TPL/KJ/Kufitar për mjetin tim?

  • Çmimi i sigurimit TPL, varion bazuar në kategorizimin e mjetit, fuqinë motorrike, numrin e vendeve dhe vitin e prodhimit të mjetit.
  • Çmimi i sigurimit Karton Jeshil, varion bazuar në kategorizimin e mjetit dhe të periudhës që planifikoni të udhëtoni, jashtë territorit të vendit. Periudhat për të cilat mund të pajiseni me Karton Jeshil jane: 15 ditore, 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.
  • Çmimi i sigurimit Kufitar, varion bazuar në kategorizimin e mjetit dhe të periudhës që planifikoni të udhëtoni në vendin tonë. Periudhat për të cilat mund të pajiseni me Karton Jeshil janë: 15 ditore, 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

Çfare mbulon sigurimi TPL/KJ/Kufitar dhe ku ndryshojnë ata?

  • Sigurimi i detyrueshëm motorrik, mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit, ndaj dëmeve që mund të mund t’u shkaktojë palëve të treta gjatë qarkullimit me mjetin e siguruar, si shkaktar i një aksidenti.
  • Sigurimi TPL, lëshohet për automjete me targë regjistrimi shqiptare, gjatë qarkullimit brenda territorit të Shqipërisë.
  • Sigurimi Karton Jeshil, lëshohet për automjete me targë regjistrimi shqiptare, gjatë qarkullimit jashtë territorit të Shqipërisë anëtare të Këshillit të Byrove (lista e vendeve të përfshira është e shënuar në policë).
  • Sigurimi Kufitar ,  lëshohet për automjete me targë regjistrimi të huaj, gjatë qarkullimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA