Kreu » Pasuri Dhe Garanci » Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë » Sigurimi i pronës dhe biznesit

Sigurimi i pronës dhe biznesit

Bota vazhdimisht na mban të vëmendshëm dhe nuk na lejon të relaksohemi. Ka shumë pak garanci dhe aq shumë surpriza. Por, duke arritur stabilitetin financiar, një nivel të caktuar dhe cilësinë e jetës, është kaq e dëshirueshme që të relaksoheni dhe të jetoni vetëm. Ju dëshironi të ndjeni terren të ngurtë nën këmbët tuaja. Duhet të jeni të sigurt se fëmijët tuaj do të rriten pa e ditur vështirësitë. Për të parë botën, bëjnë që ëndrrat e tyre të bëhen të vërteta dhe të dini, se pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ata do të jenë në gjendje të përballen me të.

Sigurimet e pronës private

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

Cfare rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile, vjedhjes etj.

Sa kushton?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 1,5% e shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit. Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtese te tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse. Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës Tuaj.

Sa kushton?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 1% të shumës së siguruar, në varësi të biznesit që ushtrohet.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> info@sigal.com.al

Kërkesë për ofertë

Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

Cfare eshte pjesa e Zbritshme dhe franshiza?

Pjesa e zbritshme eshte risku i mbajtur nga I Siguruari ne nje ngjarje. Ajo percaktohet ne % me vleren e demit dhe varion nga 2%-20%.

Franshiza eshte pragu minimal kur mund te hapesh nje dosje demi. Ajo percaktohet ne vlere.

Cfare dokumentash baze kerkohen per tu siguruar?

  • Kopje e certifikates se pronesise se objektit ose kopje e kontrates se qerase ne menyre qe te lidhet interesi i sigurueshem
  • Vlerat e detajuara per Ndertesen, Makineri, paisjet, inventarin ekonomik, Lenden e pare dhe produktin e gatshem
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Foto te objektit
  • Kopje e bilancit