Kreu » Pasuri Dhe Garanci » Sigurimet Inxhinjerike

Sigurimet Inxhinjerike

Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk, siç bënë dikur themeluesit e Lloyds që ishin veçse disa tregtarë mallrash dhe ndanë riskun e njëri-tjetrit nëpërmjet një marrëveshje xhentëllmenësh, juve ju nevojitet një partner.

Këtë partner ju mund ta gjeni vetëm tek SIGAL, i cili është i gatshëm të jetë i vëmendshëm kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja. Ju nuk keni pse të mendoni se, sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, eksplozioni, vjedhja, apo një punëtor nuk është i kujdesshëm. Kjo, sepse për të gjitha këto, SIGAL ka zgjidhje gamën e gjerë të produkteve të sigurimit dhe konkretisht, sigurimin e rreziqeve gjatë ndërtimit, montimit, përgjegjësinë ndaj palëve të treta në projekt, sigurimin e makinerive, sigurimin nga “humbja e fitimit nga dëmtimi i makinerisë” etj.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim

(Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.


Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim

(Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.


Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i Makinerive

(MI)

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.


Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> info@sigal.com.al

Kërkesë për ofertë

Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

Cfare dokumentash kerkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise