Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRË PUNE NË KAVAJË


08/11/2018


“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 2 (dy) vende vakante si: Specialist i Marrjes në Sigurim, Agjencia Kavajë

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produketeve te “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve te produkteve e sigurimit, per te cilat eshte pergjegjes per shitje, ne zbatim te urdherave/udhezimeve te Administratorit te Pergjithshem. Mban nje plan per takimet me klientet te cilin ja paraqet Drejtorit te Agjencise.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

Të interesuarit, brenda datës 29.11.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit:  04 22 333 08.