Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Web Designer


12/03/2019


“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme: Web Designer

 

Kriteret që aplikanti duhet të plotesojë janë:

 

  • Të ketë arsimin dhe kualifikime në fushën Multimedia, Webdesign, Web Programing.
  • Njohuri te mira te progameve ne Design: Photoshop, Adobe Ilustrator, Pagemaker, InDesign
  • Njohuri ne hostim te faqeve, hostim email dhe menaxhim accountesh e-mail.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Duhet të ketë njohuri të mira të UI (user interface), kompatibilitetit të browserëve dhe funksioneve standard të web-it.
  • Baza ne dizenjim e perpunim imazhesh, animime dhe multimedia design, perpunim video/audio dhe njohuri ne programim multimedia.
  • Njohuri të mira rreth gjuhëve programuese si HTML,CSS, JavaScript, JQuery, API,PHP dhe databaze My SQL dhe te ngjashme.
  • Preferohet te kete njohuri të mira në aplikimin e metodave më të mira të sigurisë dhe si të implementohen E- Commerce programet.
  • Duhet të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune.
  • Te jete i afte per design te layout te faqeve, shkrim dhe modifikim te permbajtjeve, update i website, zgjidhje probleme kodi, krijimi i backup
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.

 

Të interesuarit, brenda datës 26.03.2019 të dorëzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë: “Qendra e Biznesit  SIGAL”, Blv.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

 

Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.