Karta e Kujdesit Shëndetësor

SIGAL UNIQA në bashkëpunim me spitalin më të ri privat në Tiranë, Spitalin Continental, ju ofron Kartën e Kujdesit Shëndetësor, me të cilën gjithësecili nga ju mund të marrë shërbime shëndetësore bazike, të paktën një herë në vit, me tarifa të përballueshme.

Sa kushton?

Çmimi vjetor/ person: 2500 Lekë

 

Karta e Kujdesit Shëndetësor mbulon:

  • 1 check-up në vit për çdo person të anëtarësuar
  • 50% zbritje për 5 vizita me mjekë specialistë
  • 50% zbritje për ekzaminime laboratorike dhe imazherike
  • 40% zbritje për ekzaminime me radiologji të avancuar (CT, MRI)

 

Çfarë duhet të dini për Kartën e Kujdesit Shëndetësor?

  1. Nuk ka përjashtim për sëmundje paraekzistuese, përfitimet e saj janë të aplikueshme për çdo individ.
  2. Karta është e transferueshme dhe mund të jetë edhe dhuratë për një të afërm. Zotërues i kartës është personi i parë që e përdor atë në spital.
  3. Rezervoni orarin tek Spitali Continental me telefon ose e-mail, përpara se të paraqiteni, për të evituar vonesat.
  4. Karta është e vlefshme 1 vit nga data e blerjes.

Kontaktoni për të porositur kartën: infoshendet@sigal.com.al



Keni Pyetje?

+ 355 4 2233 308 Hëne - Premte: 8.00 - 16.00 info@sigal.com.al