dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a

Themelimi

SIGAL Life sh.a u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës dhe regjistruar në QKR me NUIS K51423801Q.

Që prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jetës. SIGAL Life UNIQA kryeson tregun shqiptar të sigurimeve të jetës duke zotëruar mesatarisht 50% të tij. Informacioni I detajuar për tregun e sigurimeve të jetës, mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare përmes linkut vijues: www.amf.gov.al

Aksionerët

Aksionet e SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a zotërohen në masën 100% nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a e cila është themeluar në 22 Shkurt 1999.

Klasat e sigurimit

SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sha, është autorizuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve për të vepruar si shoqëri sigurimi, me Autorizimin nr 11, datë 28 Korrik 2004.

 

Në mbështetje të nenit 17 të ligjit Nr. 8081 datë 07.03.1996 “Per veprimtaritë e sigurimit dhe/ose risigurimit” (i ndryshuar) dhe pikave 4 dhe 4.2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 229 datë 28.04.1999 “Për organizimin dhe funksionimin e komisionit të Mbikqyrjes se Sigurimeve”, SIGAL Life UNIQA Group Austria sha ushtron veprimtarinë për kryerjen e sigurimeve të të gjitha klasave të Jetës, përkatësisht:

  • Grupi 19, “Jeta – Vdekja”
  • Grupi 20, “Martesa – Lindja”
  • Grupi 21, “Sigurimet e lidhura me fondet e investimeve”
  • Grupi 22, “Administrimi i fondeve kolektive”

 

Gjithashtu, SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA është e autorizuar për kryerjen e veprimtarisë së sigurimeve të klasava të mëposhtme të Jo Jetës (rreziqe aksesore):

  • Grupi 1, “Aksidentet”
  • Grupi 2, “Shëndeti – Sëmundjet”

Të dhënat finaciare

Raporti i Auditit 2015

SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sha, është autorizuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve për të vepruar si shoqëri sigurimi, me Autorizimin nr 11, datë 28 Korrik 2004.

Në mbështetje të nenit 17 të ligjit Nr. 8081 datë 07.03.1996 “Per veprimtaritë e sigurimit dhe/ose risigurimit” (i ndryshuar) dhe pikave 4 dhe 4.2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 229 datë 28.04.1999 “Për organizimin dhe funksionimin e komisionit të Mbikqyrjes se Sigurimeve”, SIGAL Life UNIQA Group Austria sha ushtron veprimtarinë për kryerjen e sigurimeve të të gjitha klasave të Jetës, përkatësisht:

  • Grupi 19, “Jeta – Vdekja”
  • Grupi 20, “Martesa – Lindja”
  • Grupi 21, “Sigurimet e lidhura me fondet e investimeve”
  • Grupi 22, “Administrimi i fondeve kolektive”

Gjithashtu, SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA është e autorizuar për kryerjen e veprimtarisë së sigurimeve të klasava të mëposhtme të Jo Jetës (rreziqe aksesore):

  • Grupi 1, “Aksidentet”
  • Grupi 2, “Shëndeti – Sëmundjet”

Një informacion i përgjithshëm mbi sigurimin e jetës

Sigurimi i jetës është një mënyrë financiare unike, që mbështet përkujdesjen dhe mirëqenien familjare në etapa të ndryshme të jetës së personit. Ky sigurim ofron edhe përfitime personale, por përfitimi kryesor është përkujdesja financiare për familjen e pjesëtarët e saj duke i  ofruar siguri e mirëqënie në cdo situatë e pasiguri. 

Sigurimi i jetës shërben si burim të ardhurash financiare për të realizuar synimet personale e familjare, si arsimim e mirëqenie më të mirë për fëmijët e një jetë të qetë gjatë viteve të pensionit.

SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sha, mbështetur në klasat e sigurimit, ofron një sërë produktesh me mbulime të përshtatura me nevojat dhe kërkesat individuale të çdo personi që kërkon të sigurohet.

 

SIGURIM I JETES ME AFAT/ I KOMBINUAR

Ofrohet kryesisht per grupe dhe kolektiva punonjesish.

Perfitimet e ofruara nga ky sigurim jane:

Pagese 100% te shumes te sigurimit per trashegimtaret ligjore te Personit te siguruar ne formen e nje shume te vetme dhe te menjehershme, nese i siguruari humb jeten brenda periudhes se sigurimit.

Ky sigurim mund të kombinohet me mbulime shtesë si Semundje Kritike, Aksidente Personale apo Sigurim Shendeti, Cash Plan. Kushtet e Sigurimit parashikojnë që janë të sigurueshëm personat me moshë 18-75 vjeç. Shuma e sigurimit përcaktohet në bazë të të ardhurave të të siguruarit.

 

SEMUNDJET KRITIKE

Ky mbulim ofrohet  i kombinuar me Sigurimin e Jetes me Afat.

Përfitimet:

-100% të shumës së sigurimit, në rast të diagnostikimit gjatë peridhës së sigurimit të një nga sëmundjet e paracaktuara në kontratën e Sigurimit të Jetës (si për shembull: paraliza cerebrale, infarkt miokardi, sëmundje malinje, cirrozë e mëlcisë, pamjaftueshmëri e veshkave etj).

Shuma e sigurimit që përfiton i siguruari I shërben të siguruarit  për të përballuar shpenzimet mjekësore dhe disa nga  shpenzimet e jetesës në një moment të  vështirë të krijuar si rezultat i invaliditetit dhe sëmundjes së rëndë.

 

SIGURIM SHENDETI “CASH PLAN”

Përbën një formë shumë të thjeshtuar të sigurimit të shndetit dhe ofrohet së bashku me Sigurimin e Jetës me Afat.

 

Përfitimet:

Ky sigurim ofron një perfitim ditor për cdo ditë qëndrimi të të siguruarit në spital si një ndihmë për përballimin e shpenzimeve mjekësore.

 

AKSIDENTET PERSONALE

Ofrohet si për individë që dëshirojnë të zvogëlojnë apo minimizojnë dëmin financiar që mund të pasojë ndodhja e një aksidenti personal, ashtu dhe për grupe apo subjekte të ndryshme. Ky produkt i ofron një mundësi të mirë mbrojteje financiare punonjësve. Sigurimi nga Aksidentet Personale ofrohet si shtesë e produkteve të Sigurimit të Jetës.

 

Përfitimet:

- Ofron shpërblim në rast të ndodhjes të dëmtimeve trupore të pjesshme, të plotë, ose humbjen e jetës si pasojë e një aksidenti;

- 100% e shumës të sigurimit në rast të  Paaftësisë se Perhershme e Plote ose humbje të jetës si pasojë e aksidentit;

- Përfitimi i paracaktuar në përqindje mbi shumën e sigurimit në rast të dëmtimeve të përhershme të pjesshme si pasojë e aksidentit siç përcaktohet  në tabelën e përfitimeve përkatëse.

 

SIGURIMI I JETES PER HUA

Sigurim i jetës për hua ofrohet për personat të cilët marrin kredi në bankë. Ky produkt ofron mbrojtje nga rreziku i mosshlyerjes së huasë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.

 

Përfitimet:

Ky produkt garanton shlyerjen e shumës te pakthyer të huasë në momentin e humbjes së jetës së humarrësit.

Sigurimi i Jetës për Hua garanton heqjen e detyrimit nga familja e të siguruarit apo  ortakëve të biznesit ndaj bankës, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit. Nëse ndodh ngjarja e sigurimit, SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sha shlyen shumën e pakthyer të huasë ndaj bankës, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin  financiar që do të rëndonte mbi ta.

 

KUSHTET E SIGURIMIT TE JETES PER HUA

Mosha e të siguruarit 18-70 vjec

Shuma e sigurimit: Principali i Kredisë

Primi përllogaritet në bazë të të dhënave të personit që do të sigurohet në varësi të moshës, gjinisë, profesionit që kryen, gjendjes te tij shendetesore etj. Pagesa e primit është mbi bazë vjetore ose me prim të vetëm në varësi të marrëveshjes se SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a me bankën përkatëse.

Procedura e marrjes ne sigurim lidhet me të dhënat e mësipërme dhe shumës së sigurimit. Kjo procedurë parashikon plotësim të pyetësorit shëndetësor ose kryerjen paraprake të analizave mjekësore.

 

SIGURIMI I  JETES ME KURSIM

Përmes këtyre produkteve ofrohet nje mbrojtje e sigurt dhe përfitim i kënaqshëm për të kursyer kapitalin e gjithkujt  që aspiron për një vizion më të mirë për jetën dhe të ardhmen. 

 

Produktet e Jetës me Kursim karakterizohen nga:

-ofrojnë sigurimin e jetës me element kursimi;

-periudha e sigurimit varion nga 5-25 vite;

-mosha minimale e marrjes në sigurim është 20 vjeç dhe maksimale 55 vjec. I siguruari nuk duhet të kalojë moshën 65 vjeç në përfundim të periudhës së sigurimit;

-Shuma e siguruar që përfitohet është e ndryshme për çdo individ. Kjo shumë përcaktohet në varësi të kontributit (primit), moshës, gjinisë dhe gjendjes shëndetësore të të siguruarit;

-Primi mund të paguhet i menjëhershëm (totali i primeve), vjetor ose me keste 6 mujore;

  • Ofrohet në monedhën Euro dhe Lekë.

-Primi minimal vjetor është 200 €(ekuvalenti në ALL), ndërsa maksimali është pa limit;

-Shuma e siguruar paguhet në varësi të ngjarjes së sigurimit. Në fund të periudhës së sigurimit në rast se i siguruari mbijeton deri në përfundim të afatit ose menjëherë në rast se ndodh humbja e jetës përpara përfundimit të afatit;

  • Këto produkte janë dhe me pjesemarrje në fitim, ku shuma e siguruar e garantuar, në përfundim të periudhës së sigurimit ose deri në momentin e humbjes së jetës do të shtohet me të ardhurat nga investimi i fondeve ne dispozicion.

-Kushtet e përgjithshme që shoqërohen me policën e sigurimit janë të njëjta për të tre produktet.

 

Sot për Nesër

Sigurim jete i kombinuar me pension privat. Çdokush mund të investojë cdo vit në këtë skemë në mënyrë që në një moshë të caktuar të marrë një pension privat shtesë.

Kontraktuesi: (pagues i primeve) mund të jetë vetë i siguruari, bashkëshorti, djali, vajza, apo kushdo tjetër.

Përfitues :

-Në rast mbijetese zakonisht është i siguruari;

-Në rast fatkeqsie personi i caktuar nga i siguruari(zakonisht familjarët).

Mbulimet e ofruara:

Mbijetesa: Pas përfundimit të kontratës së sigurimit, përfituesi do të përfitojë shumën e siguruar; e cila është e përcaktuar që në lidhjen e kontratës së sigurimit.

Humbja jetës e personit të siguruar: Në rast të një vdekjeje natyrale apo aksidentale, përfituesit (familjarët) marrin shumën e siguruar në mënyrë të menjëhershme.

SIGAL LIFE ofron mundësi të ndryshme për tërheqjen e shumës së siguruar:

1) Në mënyrë të menjëhershme

2) Në formën e një pensioni mujor për një periudhë të përcaktuar nga vetë i siguruari.

 

KASA PER FEMIJE

Eshtë një kombinim i sigurimit të jetës së prindit me një depozitë kursimi për fëmijën.

Eshtë një mënyrë kursimi afatgjatë për ata prindër të cilët duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në mënyrë që kur të rriten të kenë të ardhura të mjaftueshme për shkollim. Kontraktues:Prinderit ose gjysherit

I siguruar: Prindërit të dy në një policë të vetme

Përfitues: Fëmija/Fëmijët

Mbulimet e ofruara:

  • Mbijetesa: Fëmija do të përfitojë shumën e siguruar në përfundim të kontratës së sigurimit, me mbijetesën e prindërve.
  • Humbja jetës e personit të siguruar: sipas opionit te zgjedhur.

- Menjëherë me humbjen e jetës së njërit nga prindërit;

-Menjëherë me humbjen e jetës së të dy prindërve. Në këtë rast shuma e siguruar nuk jepet kur humb jetën prindi i parë sepse fëmija ka akoma mbështetjen e prindit të dytë;

KARTA E BESNIKERISE

Ky produkt kombinon sigurimin e jetës për punonjësin me një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit për një periudhë kohore nga 5 në 15 vjet ose më shumë vite. Çdo punëdhënës merr pjesë në një skemë sigurimi, duke investuar/kontribuar çdo vit në emër të punonjësit të tij një shumë të caktuar vjetore dhe  njëkohësisht nëpërmjet këtij kontributi ka siguruar edhe jetën e punonjësit për një shumë të caktuar.

Kontraktuesi/ (pagues i primeve) është punëdhënësi;

I siguruar është është punëmarrësi;

Përfitues:

Te drejtën për përcaktimin e përfituesit e ka vetëm i siguruari:

 -  Në rast mbijetese është i siguruari (punëmarrësi) ose personi/personat e caktuar prej tij.

 -  Në rast fatkeqësie personi/personat e caktuar nga i siguruari (punëmarrësi).

dhe jo kontraktuesi i sigurimit.

• Lëshohet për grup punonjësish por nuk përjashton lëshimin edhe për një individ.

  • Punëdhënësi siguron një staf besnik dhe të motivuar për punë (në rast se punëmarrësi largohet ai humb të drejtën e përfitimit).

• Në rast largimi të punëmarrësit, kontributet e paguara deri ne atë moment i kthehen punëdhënësit pasi janë zbritur shpenzimet e bera nga SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a ose mund ti transferohen një punëmarrësi tjetër.

• Primet e paguara për sigurimin e jetës njihen si shpenzime të zbritshme për punëdhënësin.

 Kombinimi me Sigurimin shtese nga Aksidentet Personale.

Keto produkte ofrohen edhe te  kombinuar me Sigurimin shtese nga Aksidentet Personale.

Në varësi të kontributit në rast të  ndodhjes së një aksidenti, i siguruari perfiton:

- Një shumë të siguruar për paaftësi totale ose të pjesshme që rezulton nga aksidenti;

-Shpërblim ditor për cdo ditë qëndrimi në spital/apo trajtim ambulator në shtëpi për shkak të aksidentit.

E drejta e të siguruarit për t’u ankuar

 

I siguruari apo persona të tjerë të interesuar, kanë të drejtë të paraqesin një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit, në rast se çmojnë se shoqëria e sigurimit nuk u përmbahet kushteve të vendosura në kontratën e sigurimit. Ankesa mund të paraqitet në formë elektronike (e-mail) ose me shkrim në adresën postare të shoqërisë. Shoqëria e sigurimit duhet t’i përgjigjet çdo ankese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike dhe duhet të japë çdo informacion të kërkuar që ka lidhje me kontratën e sigurimit, brenda afateve të percaktuara në ligj.

 

E drejta e informimit

I siguruari ka të drejtën të informohet nga siguruesi mbi kushtet, procedurat dhe afatet e mbulimit dhe/ose përfitimit nga sigurimi, informim i cili fillon para nënshkrimit të kontratës dhe vazhdon gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës. Informimi merret nëpërmjet telefonit, e-mailit, faqes zyrtare në internet apo broshurave informative të përdoruara nga shoqëria. I siguruari dhe/ose policëmbajtësi duhet të  informohen nga siguruesi përpara nënshkrimit të kontratës së sigurimit, duke marre të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me të dhënat juridike të siguruesit, llojin përkatës të sigurimit, procedurat, afatet, metodat e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim, rreziqet e mbuluara dhe të përjashtuara, metodat e llogaritjes, afatet dhe mënyra e pageses së primit, metoden e llogaritjes së vlerës së kompesueshme dhe cdo informacion tjetër që ka lidhje me kontratën e sigurimit.

Mbi detyrimet dhe te drejtat e te siguruarit dhe SIGAL Life Uniqa Group Austria sha

I siguruari/policëmbajtësi duhet te deklarojë të dhëna të plota dhe të mjaftueshme rreth  tij.

Nëse, pas lëshimit të policës së sigurimit, mësohet se i siguruari dhe / ose policëmbajtësi kanë paraqitur informacion jo të vërtetë, ose nuk kanë paraqitur informacion thelbësor të nevojshëm për marrjen në sigurim, SIGAL Life ka të drejtë:

  • të kundërshtojë vlefshmërinë e kontratës brenda tre muajve nga data që ka mësuar për pavërtetësinë ose mosparaqitjen e informacionit, duke kryer ndryshime në kushtet e përgjithshme dhe pjesë të tjera të kontratës;
  • të zgjidhë kontratën në rast se ka rrethana të tilla që nëse do t’i dinte Siguruesi nuk do të kishte lidhur kontratën;
  • të refuzojë pagesën e të ardhurave / përfitimeve.

Njoftimi i ngjarjes së sigurimit

Me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit Policëmbajtësi/Perfituesi duhet të njoftojë Siguruesin në një afat kohor sa më të shkurtër, në përputhje me kushtet e sigurimit të kontratës.

Ne varësi të ngjarjes së sigurimit të ndodhur, SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA do të njoftojë Policëmbajtësi/Perfituesi në lidhje me praktikën e hapur dhe dokumentacionin që duhet të plotësohet.

SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a

Qendra e Biznesit SIGAL, Blv. Zogu I, Nr.1, Tiranë

Tel: +355 4 22 333 08

Fax: +355 4 22 502 20

E-mail: infolife@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe