dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Klubi i Artit dhe i Kulturës SIGAL UNIQA

Kjo qendër e re është një shtëpi libri, një galeri arti dhe sallë muzike; thënë ndryshe një vend që mbledh të tre artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa  çlodhëse aq edhe informuese mbi emrat e rinj dhe punët më të fundit të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Ai synon të promovojë artin dhe kulturën bashkëkohore shqiptare përmes prezantimeve të  titujve të rinj të letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj, eventeve muzikore dhe ekspozitave të shumta të artistëve të artit pamor. Në këtë mënyrë, Klubi i Artit dhe Kulturës do të  kontribuojë në edukimin e mëtejshëm të publikut të gjerë me risitë kulturore në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Klubi i Artit dhe Kulturës i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është vendosur jo pa qëllim në qendër të Durrësit: në Rrugën Tregtare,  një zonë e cila për nga vetë pozicionimi i saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe rrjedhimisht edhe në atë kulturor dhe social të qytetit bregdetar.

Letërsi

Krahas bibliografisë së pasur e cila përfshin të gjitha zhanret e letërsisë artistike shqiptare dhe të huaj nga autorë shqiptarë si Ismail Kadare, Faik Konica  dhe fitues të çmimeve Nobel si Jose Saramago, Herman Hesse etj, në Klubin e Artit dhe Kulturës mundësohen  botime akademike për zhanre të ndryshme artesh si dhe mbi historinë, ekonominë, sigurimet, marinën,  arkitekturën, jurisprudencën, shkencat sociale si dhe enciklopedi të ndryshme. Gama e gjerë e titujve të ofruar është menduar e tillë që çdokush të mund të gjejë gjithçka që mund t’i nevojitet për ushqim shpirtëror.

Art pamor

Inaugurimi i djeshëm ishte gjithashtu edhe një ekspozitë e pikturave me temë “Nënë Tereza” e  piktorit Gjovalin Paci. Pikturat në fjalë u ekspozuan pak javë më parë në një nga galeritë më të famshme të Vjenës.

Klubi i Artit dhe Kulturës është vendi ideal për  zhvillimin e ekspozitave të arteve figurative nga artistë të mirënjohur shqiptarë. Në këtë mënyrë, Klubi i Artit dhe Kulturës është një mundësi shumë e mirë veçanërisht për artistët të cilat duan të promovojnë punët e tyre për publikun e gjerë.  Klubi është ndërtuar në mënyrë të tillë që autorët  të kenë hapësirën e duhur për ekspozimin e veprave të ndryshme të artit pamor.

Muzikë

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së dhomës, Klubi i Artit ofron hapësirën posaçërisht për  ta. Kjo sepse artistë të ndryshëm do të dhurojnë momente të bukura dhe çlodhëse  nën tingujt e instrumenteve muzikorë për të ndryshuar disi pasditet tuaja.

Gjithashtu, Klubi i Artitdhe Kulturës ka rezervuar edhe një hapësirë për të shijuar kafen e mëngjesit dhe shtypin e ditës i cili mundësohet falas.

Klubi i Artit dhe Kulturës është vendi ideal për të gjithë ata që duan të mësojnë më tepër rreth historisë dhe kulturës së Durrësit dhe Shqipërisë, për ata që interesohen për krijimtarinë e artistëve vendas si dhe për të gjithë ata që duan të diskutojnë rreth artit dhe kulturës me miqtë e tyre dhe njerëz të artit.

 

 

Viti artistik  2014-2015 i Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Durrës.
Shiko broshurën

 

 

Viti artistik  2013-2014 i Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Durrës.
Shiko broshurën

Adresa:  Lagjia 3, Rr. “Kristoforidhi”, Nr. 1074, Durrës
Tel:        (+355) 52 237 704                                                                                                              Cel:        0694068962
E-mail:   klubiartit@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe