dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA

Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA është një risi për shërbimin shëndetësor në Shqipëri, do të ofrojë ekzaminime shëndetësore falas për të gjithë banorët e kësaj zone.

Me një staf mjekësor profesionional, në klinikën lëvizëse të SIGAL UNIQA mundësohen një shumëllojshëmri ekzaminimesh, duke filluar nga vizita dhe konsulta me mjekun patolog, matje e sheqerit në gjak, vizitë sysh e ORL deri tek imazheritë të tilla si Elektrokardiograma e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, Echo e artikulacioneve, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak me spirometër etj.

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e para dhe e vetmja klinikë e këtij lloji në Shqipëri. Duke mundësuar ekzaminime të ndryshme mjekësore në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, SIGAL UNIQA synon promovimin e shëndetit të mirë duke nxitur njerëzit për kontrolle shëndetësore rutinë nëpërmjet të cilave diagostikohen sëmundje të ndryshme, trajtimi i të cilave është më i lehtë nëse kurohen në kohën e duhur.

Nën moton “MENDO, shëndeti vjen i pari”, SIGAL UNIQA që prej vitit 2007 ka prezantuar për publikun sigurimin shëndetësor familjar, përmes të cilit mbulohen faturat mjekësore në klinka dhe spitale thuajse në të gjithë botën. Aktualisht, mbi 10.000 invidivë dhe familje në mbarë Shqipërinë kanë zgjedhur të sigurojnë shëndetin tek SIGAL UNIQA. Vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 195 milonë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të këtyre klientëve, duke iu mundësuar në këtë mënyrë marrjen e një shërbimi shëndetësor cilësor si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe