dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Raporto dëmin

Nëse keni siguruar pasurinë tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.

Në rast dëmi Shëndet Privat

 

 

Nëse keni siguruar shëndetin tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime brenda ose jashtë rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA, ju lutem plotësoni kërkesën për rimbursim dhe dorëzijeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të shënde

Shkarko Formularin

 

 

 

FORMULAR “KËRKESË PËR ASISTENCË/AUTORIZIM PARAPRAK”
Kjo kërkesë plotësohet për shërbime të planfikuara, për të cilat personi i siguruar sipas kushteve të kontratës duhet të kërkojë Autorizimin Paraprak nga SIGAL.

Shkarkoni Formularin

Në rast dëmi shëndet në udhëtim

Nëse keni bërë sigurimin e shëndetit në udhëtim të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime mjekësore si pasojë e një sëmundje apo aksidenti gjatë qëndrimit në një vend të huaj, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit të Shëndetit.
 

Në rast dëmi për Aksidente Personale

Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme.

Shkarkoni formulari

Në rast dëmi Motorik

Sigurim TPL
Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni  për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
  1. Kërkesa për dëmshpërblim;
  2. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  3. Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident;
  4. Formulari i Vertetimit miqësore të ngjarjes
  5. Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  6. Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  7. Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  8. Certifikata e kontrollit teknik;
  9. Autorizim përdorimi (nëse  nuk është pronar i mjetit);
  10. Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  11. Deklarata e të dëmtuarit;
  12. Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.
Sigurim KASKO
Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
dërgo këtë faqe | printo këtë faqe