dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Klubi i Shëndetit

Klubi i Shëndetit 'SIGAL UNIQA Vital Club" është i pari dhe i vetmi klub shëndeti në Shqipëri.

Çfarë është fizioterapia?

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale  dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike, ose atyre me aftësi të kufizuara. Fizioterapia ose terapia fizike përfshin vlerësimin, diagnostikimin dhe  trajtimin e disa çrregullimeve lokomotore dhe aftësive të kufizuara në lëvizje që mund të vijnë si pasojë e plakjes, lëndimeve, sëmudjeve të ndryshme, apo faktorëve  të ndryshëm të mjedisit.

Problemet neurologjike

Problemet neurologjike vijnë nga dëmtimi i Sistemit Nervor.Këto probleme kanë shfaqje në forma të ndryshme ,duke përfshirë dhimbje,kufizime lëvizjeje dhe paraliza të një apo më shumë gjymtyrëve.

Shkaqet e këtytre problemeve neurologjike mund të jenë aksidentet apo traumat e ndryshme ,puna e rënde fizike ,pakujdesia në ambientet e punës ,stili i jetesës ose mund të jenë probleme të tjera me natyrë gjenetike.

Problemet Rheumatologjike

Këto probleme përfshijnë një gamë të gjerë afeksionesh që kanë të përbashkët dhembjen dhe fluksionin (vërshimin e gjakut), të lokalizuar kryesisht në nivelin e artikolacioneve dhe prek muskujt, tendinet, ligamentet dhe të gjitha indet e buta që e rrethojnë atë.

Rehabilitimi Post-traumatik dhe Post Operator

Rehabilitimi pas një traume që vjen si pasojë e një situate aksidentale dhe gjithashtu rehabilitimi pas çdo lloj ndërhyrjeje kirurgjikale.

Problemet muskulo-faciale

Këtu përfshihen kontrakturat muskulare, tërheqjet, dhimbje të ndryshme muskulare.

Zakonisht këto probleme vijnë si pasojë e një sforcimi fizik ose një pozicioni jokorrekt të trupit.

Dëmtimet sportive - Problemet muskulare tek sportisti.

Rehabilitimi i të gjitha llojeve të dëmtimeve që vijnë si pasojë esporteve të ndryshme.

Problemet  Neurologjike

1 - Dhimbjet e mesit

  • Hernia Discale
  • Lumbalgjitë
  • Lumbago, etj

 

2 - Paralizat

  • Hemiparetikët
  • Hemiplegjikët
  • Paralizat Faciale
  • Pleksuset brakiale

 

3-Dëmtimet aksidentale të medulës spinale

Problemet Rheumatologjike

Spondiloartrozat (qafës dhe mesit)

  • Artritet e kyçeve
  • Artrozat
  • Kifozat
  • Skoliozat
  • Osteoporoza

 

Rehabilitimi Post-Traumatik + Post Operator

  • Frakturat e kockave
  • Traumat aksidentale

 

Problemet muskulo-faciale

  • Kontrakturat muskulare
  • Tërheqjet muskulare
  • Distonitë muskulare
  • Hipotrofitë muskulare

 

Dëmtimet Sportive - Problemet muskulare tek sportisti

  • Tendinitet
  • Ligamentet
  • Distorsionet
  • Luksacionet

Klubi i shëndetit "SIGAL VitalClub"

Adresa: SIGAL Busines Center, Blv. "Zogu I", Nr. 1, Tiranë

Tel: (+355) 4 2233 308, Fax: (+355) 4 2250 220

E-mail: info@sigal.com.al, klubishendetit@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe