dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Përgatitja për check-up

ANALIZA TË GJAKUT

Jo-esëll

  • Analiza e gjakut komplet;
  • BUN (gjak, ure, azot), kreatinina;
  • Analiza e proteinave, albuminës, globulinës;
  • Enzimat kardiake (CPK - MB/MM, LDH);
  • Elektrolite (Na, K, Cl, Fosfor);
  • Prova e imunologjisë (Hepatiti, HIV, etj);
  • Antigjen specifik i prostatës (PSA);
  • Bilirubin (TB, B1, B2) paraprakisht 4 orë esëll.

Esëll

  • Nuk duhet ngrënë asgjë pas darkës. Individit nuk i lejohet të hajë ose pijë përpara analizave
  • Analiza e gjakut esëll (FBS) paraprakisht nga 8 - 12 orë esëll;
  • Acidi urik paraprakisht 8 orë esëll;
  • Profili i lipideve (kolesteroli i plotë, trigliceride, HDL, LDL, VLDL) paraprakisht nga 9 - 12 orë esëll.

Me përgatitje të veçantë

  • Analiza BUN - evitoni dietat me konsum mishit një ditë përpara analizës;
  • Analiza për nivelin e Kalcium - evitoni tabletat ose trajtimet me kalcium për 8 - 12 orë;
  • Analiza për nivelin e Magnezit - evitoni ilaçet (antiacide, diuretikë) me magnezium për 3 ditë përpara analizave;

Gjak okult në feçe

  • Evitoni konsumin e mishit të kuq, peshkut, rrepat, brokoli, lulelakër, spinaq, angjinare, pjepër ose fruta dhe ushqime që përmbajnë Vitaminë C, nga 2 - 3 ditë përpara ekzaminimit;
  • Evitoni marrjen e aspirinave, hekurit ose ilaçeve të tjera anti - inflamatore deri në 7 ditë përpara ekzaminimit;
  • Mostra nuk duhet të përzihet me urinë, letër higjenike, gjak menstrual etj;
  • Duhet marrë një sasi e vogël e feçes;
  • Përdorni shishe të tejdukshme me grykë të gjerë;
  • Mos e mbyllni plotësisht në mënyrë që të lejoni daljen e gazrave;
  • Mostra duhet të dërgohet menjëherë në laborator brenda 1 ore nga marrja.
  • Kërkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti plastike per marje mostre te sterilizuar

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Si të përgatitemi për analizat

Analizat e urinës

Meshkujt

  • Duhen konsumuar lëngje në mënyrë që fshikza e urinës të jetë e mbushur;
  • Lafsha e penisit duhet të tërhiqet plotësisht;
  • Këshillohet që maja e penisit të jetë e pastruar plotësisht;
  • Mostra duhet marrë gjatë gjysmës së urinimit (as në fillim as në fund) dhe të mbushë jo më shumë se gjysmën e enës mbajtëse. Mostra duhet mbledhur në mjediset e klinikës;
  • Dërgojeni mostrën menjëherë në laborator.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Femra

  • Rrugët e uretrës duhet të pastrohen plotësisht;
  • Buzët e vaginës duhet të hapen;
  • Mostra duhet marrë gjatë gjysmës së urinimit (as në fillim as në fund) dhe të mbushë jo më shumë se gjysmën e enës mbajtëse;
  • Evitoni kontaminimin e mostrës me gjakun e menstruacioneve ose lengjeve vaginale;
  • Përdorni enë mbajtëse sterile;
  • Dërgojeni mostrën menjëherë në laborator.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Analizat e feçes

  • Përdorni shishe të tejdukshme me grykë të gjerë
  • Mostra nuk duhet të përzihet me urinë, letër higjenike etj.;
  • Duhet marrë një sasi e vogël e feçes;
  • Mos e mbyllni plotësisht në mënyrë që të lejoni daljen e gazrave;
  • Mostra duhet të dërgohet menjëherë në laborator brenda 1 ore nga marrja.
  • Kerkoni ne farmaci ose nga laboratori kuti sterile plastike per marje mostre.

Testi i tolerancës së glukozës

  • Dietë normale për 3 ditët përpara analizës ose ekzaminimit;
  • Mos konsumoni alkool dhe mos përdorni ilaçe si kortikosteroidë, tiroksina, phenytoina dhe kontraceptivët oralë;
  • Duhet të jeni esëll për të paktën 8 - 10 orë përpara procedurës (1 natë përpara);  
  • Mëngjesin tjetër, shkoni në laborator për marrjen e gjakut;
  • Pas marrjes së parë të gjakut, pini solucionin me glukozë që do t'ju jepet prej stafit të laboratorit;
  • Përsëri prej stafit të laboratorit do t'ju merret gjak në intervale 1, 2 dhe 3 orë pas marrjes së solucionit me glukozë.

Testi i vlerësimit të glukozës:

  • Per glicemine esell duhet te jani pa ndrene prej 8 oresh
  • Per glicemin 2 ore pas buke ,Shkoni në laborator dhe pini solucionin e glukozës, që do t'ju jepet nga stafi i laboratorit;
  • Përsëri prej stafit të laboratorit do t'ju merret gjak në intervalin 1 orë pas marrjes së solucionit me glukozë për të përcaktuar nivelin e glukozës ne rast kurbe te glicemise..

Mbledhja e sputum-it

  • Sapo të zgjoheni, lani dhëmbët dhe shpëlajini me ujë;
  • Merrni frymë thellë dhe kollituni fort që të nxirrni sputum (gëlbazë);
  • Pështyjeni në enë mbajtëse sterile me kapak;
  • Dërgojeni mostrën në laborator brenda 1 ore nga marrja;
  • Nëse nuk e dërgoni dot menjëherë mostrën vendoseni në frigorifer;
  • Gjatë transportit, vendoseni enën mbajtëse në akull.

Testi i PSA

Frenoni aktivitetin seksual për 48 orë përpara ekzaminimit.

Ultratingujt për pjesën e sipërme të barkut

  • Konsumoni ushqime të lehta dhe pa yndyrë natën përpara ekzaminimit të planifikuar;
  • Mos konsumoni ushqime, pije, duhan deri në 8 orë përpara ekzaminimit dhe më e rëndësishmje: mos konsumoni asgjë gjatë mëngjesit;
  • Paraqituni për ekzaminim në kohë.

Ultratingujt për pjesën e poshtme të barkut

  • Nuk është e nëvojshme të jeni esëll;
  • Pini 6 - 8 gota ujë përpara ekzaminimit;
  • Mos urinoni deri sa të ketë mbaruar ekzaminimi;
  • Informoni stafin nëse jeni shtatzanë.

Ekzaminime me rreze X të pjesëve të sipërme dhe të poshtme gastro intestinale

  • Konsumoni ushqime të lehta dhe pa yndyrë 1 ditë përpara ekzaminimit të planifikuar (mund të konsumoni supë ose barishte);
  • Përpara se të flini merrni 30 - 60 cc vaj ricini (ora 20.00) dhe 2 tableta me laksativë në orën 21.00;
  • Mos konsumoni asgjë pas orës 24.00 deri në momentin e ekzaminimit;
  • Mos konsumoni ushqime, pije, duhan deri në 8 orë përpara ekzaminimit dhe më e rëndësishmje: mos konsumoni asgjë gjatë mëngjesit;
  • Paraqituni për ekzaminim në kohë sipas instruksioneve.
  • Testi Treadmill
  • Duhet të paraqiteni në vendin e caktuar 15 - 30 min para se të fillojë ekzaminimi;
  • Konsumoni një vakt të lehtë 2 orë përpara testimit (p.sh sanduiç, por jo kafe ose çokollata);
  • Vishuni ose merrni me vete rroba të lehta dhe praktike si p.sh: pantallona të shkurtra ose tuta, T-shirt, atlete;
  • Merrni peshqirë dhe bluzë shtesë.

Transrektale

  • Për t'u përgatitur natën përpara testit merrni 2 tableta me laksativë përpara se të flini;
  • Vendosni një supostë laksative në orën 04.00 të mëngjesit
  • Paraqituni për ekzaminim të paktën 15 minuta përpara orarit të caktuar.
dërgo këtë faqe | printo këtë faqe