dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Vlerësime ndërkombëtare

SOUTH EAST EUROPEAN  NEWS (SEE NEWS)

South-East European News, një institucion që vlerëson performancën ekonomike të shteteve të Europës Jug-Lindore dhe kompanive që operojnë në këto shtete, ka vlerësuar, për të gjashtin vit radhazi SIGAL UNIQA Group AUSTRIA si një ndër kompanitë më të mira të sigurimeve në rajon.

SIGAL UNIQA është kompania e vetme shqiptare që është në listën e 100 siguruesve të mirë në rajon. Në listë analizohen rreth 2000 subjekte financiare dhe jo-financiare prej të cilave përzgjidhen vetëm 100 kompanitë më të mira.

Në këtë vlerësim janë përfshirë gjithashtu edhe kompanitë e tjera të grupit UNIQA që operojnë në Serbi, Rumani, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë  dhe Kroaci, të cilat kanë përforcuar pozicionet në krahasim me një vit më parë. Një vlerësim I tillë përforcon edhe më shumë imazhin e UNIQA Group AUSTRIA si një grup I fuqishëm financiar në të gjithë rajonin e Europës Qëndrore- Lindore dhe Jug-Lindore.

BUSINESS INITIATIVE DIRECTIONS  (B.I.D)

B.I.D ka vlerësuar SIGAL UNIQA me çmimin ‘International Gold Star for Quality’.

Çmimi iu akordua SIGAL UNIQA pas një analize të hollësishme që B.I.D i bëri tregut shqiptar të sigurimeve dhe performancës së secilës prej kompanive që operojnë në këtë treg. SIGAL UNIQA u vlerësua, ndër të tjera, për shërbimin cilësor ndaj klientit, lidershipin, risinë dhe prestigjin. Çmimi i dhënë përfaqëson respektin për komunitetin në të cilin operon SIGAL UNIQA, dëgjimin e kërkesave dhe opinionit të klientëve, zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë dhe tarifa konkurruese.

FINANCE CENTRAL EUROPE ( F.C.E)

Që prej vitit 2002 Finance Central Europe   e cila studion zhvillimet në tregjet e  Europës Qëndrore dhe Lindore, vlerëson në vijimësi SIGAL UNIQA Group Austria si Shoqërinë më të Mirë të Sigurimeve në Shqipëri për të gjithë treguesit: Efektshmërinë e Investimit Volumin e Primeve, Fitimin Bruto, Kthimin mbi Aktivet, Forcën e Aktiveve dhe Forcën e Kapitalit.

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe