dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Aksionerët tanë

UNIQA Insurance Group

UNIQA Insurance Group është aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA me 86.9% të aksioneve. SIGAL UNIQA është pjesë e UNIQA që prej marsit të vitit 2007 dhe ne jemi krenarë që kemi një partneritet të suksesshëm me një prej grupeve financiare më të mëdha në Austri dhe në Europën Qendrore-Lindore. Me 40 kompani, të cilat operojnë në 19 shtete dhe me rreth 14 mijë punonjës dhe bashkëpunëtorë biznesi, UNIQA është grupi financiar më i suksesshëm  në rajon. Me një eksperiencë 150-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe me rreth 7 miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA i ofron klientëve të saj produkte inovative dhe shërbimin më të mirë. Si një prej aktorëve kryesorë të financave europiane, UNIQA Insurance Group  është vlerësuar vazhdimisht me “A” nga “Standard&Poor’s”.

Investitorët vendas

Një pjesë e aksioneve të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA u përket investitorëve vendas, të cilët janë themeluesit e kompanisë që nga viti 1999.

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe