dërgo këtë faqe | printo këtë faqe
Shqipëri

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Shqipëri

SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve jo-jetë dhe regjistruar në QKR me NUIS J91809007H.

Që prej vitit 2007 Kompania operon nën emrin SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jo-jetë. SIGAL UNIQA kryeson tregun shqiptar të sigurimeve jo-jetë duke zotëruar mesatarisht 30% të tij. Informacioni I detajuar për tregun e sigurimeve jo-jetë, mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare përmes linkut vijues: www.amf.gov.al

Aksionerët

Aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA është UNIQA Insurance Group (86.9% të aksioneve). UNIQA  është një prej grupeve më të fuqishme financiare në Europë me shtrirje në 19 shtete europiane përmes 40 kompanive sigurimi. Me mbi 14,000 punonjës dhe agjentë, 58 Milionë Eruo të ardhura vjetore dhe 7 Miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA është një prej investitorëve më të fuqishëm strategjik në Shqipëri dhe rajon. Më shumë informacion për UNIQA Insurance Group mund të gjeni në linkun vijues:www.uniqagroup.com   

13% e aksioneve është kapital shqiptar.

 

Shoqëria e sigurimeve SIGAL sh.a. është krijuar në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve, dhe është autorizuar nga Komisioni Shqiptar i Mbikqyrjes së Sigurimeve për kryerjen e të gjithë klasave të sigurimit. (Autorizimi nr. 2, datë 29 Qershor 2000 Nr Akti 20863):

a. Sigurimi i Aksidenteve dhe Shëndetit

            - grupi 1, “Aksidentet (përfshirë plagosjet industriale dhe sëmundjet e profesionit”,

            - grupi 2, “Sëmundjet”.

            -  grupi 3, " Sigurimi i Nxenesve dhe Studenteve"

            - " Sigurimi i Nxenesve dhe Studenteve "  per Periudhen qe studiojne  Jashte  Vendit            

b. Sigurime motorrike

            - grupi 3, “Mjete tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina)”,

Sigurimin e te gjithe llojeve te automjeteve,sigurimin e detyrueshem,si dhe sigurimin kasko  duke perfshire te gjitha llojet e demeve  dhe VJEDHJEN.            

            - grupi 7, “Mallra në Transport”,

            - group 10, "Përgjegjësitë Civile nga Përdorimi i Automjeteve”.

c. Sigurimi i marinës dhe transportit

            - grupi 4, “Mjete Lëvizëse mbi Shina”,

            - grupi 6, “Anijet”,

            - grupi 7, “Mallrat në Transport”,

            - grupi 12, “Përgjegjësitë Civile për Anijet”.

ç. Sigurimi i avionëve

            - grupi 5, “Avionët”,

            - grupi 7, “Mallrat në Transport”,

            - grupi 11, “Përgjegjësitë Civile nga Përdorimi i Avionëve”.

d. Sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë

            - grupi 8, “Zjarri dhe Forcat e Natyrës”,

            - grupi 9, “Dëmtime të Tjera të Pasurisë”.Termeti,Permbytja, Vjedhja etj.

dh. Sigurimi i përgjegjësisë

            - grupi 10, “Përgjegjësitë Civile nga Përdorimi i Automjeteve”,

            - grupi 11, “Përgjegjësitë Civile nga Përdorimi i Avionëve”,

            - grupi 12, “Përgjegjësitë Civile për Anijet”,

            - group 13, “Përgjegjësitë Civile të Përgjithshme”.

e. Sigurimi i Kreditit dhe Garancisë

            - grupi 14, “Krediti”,

            - grupi 15, “Garancitë”.

 

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a

Qendra e Biznesit SIGAL, Blv. Zogu I, Nr.1, Tiranë

Tel: +355 4 22 333 08

Fax: +355 4 22 502 20

E-mail: info@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe