dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Karta e Besnikërisë

Është një kombinim i sigurimit të jetës së punëmarrësit me një investim, një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit, një zgjidhje e mundshme për punëdhënësit (pronarët), të cilët kërkojnë që stafi i tyre më cilësor të punojë për ta, për një periudhë kohe relativisht të gjatë.

Karta e Besnikërisë është një depozitë kursimi për punonjësin ku kontributet paguhen nga punëdhënësi. Nëse punonjësi qëndron në punë gjatë gjithë periudhës së rënë dakord në fund të periudhës ai përfiton të gjithë vlerën e kontribuar në vite nga punëdhënësi. Në rast se punonjësi nuk e respekton periudhën e rënë dakord, punëdhënësi përfiton  shumës  e depozituar  sipas specifikimeve  të kontratës të cilën mund ta përdorë për punonjës të tjerë  sipas interesave të biznesit. Sipas ligjit  Nr të ligjit 10 364, datë 16.12.2010 “Për tatimin mbi të ardhurat”, shpenzimet e sigurimit të jetës dhe shëndetit të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.

Shembulli i mëposhtëm është indikativ. Të dhënat në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës. 

Mashkull 30 vjeç

Shuma e siguruar (Euro)
Primi Vjetor 5 vjet 10 vjet 13 vjet 15 vjet
400 1,929 4,015 5,332 6,235
700 3,376 7,026 9,332 10,911
1,000 4,823 10,036 13,331 15,587
2,000 9,646 20,073 26,662 31,173

 

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Departamentin e Sigurimeve të Jetës me Kursim:

infolife@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe