dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Sigurimi i anijeve

Sigurimi i Trupit të Anijes dhe Makinerive (Hull & Machinery) nga rreziqet e detit ose ujrave të tjerë të lundrueshëm, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona të tjerë jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, kontakti me mjetet e tjera lëvizëse në tok ë, dok apo port, tërmeti apo shpërthimi vullkanik, aksidentet gjatë ngarkim-shkarkimit, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, revolta e kapitenit apo oficerëve dhe ekuipazhit, kontakti me helikopterë apo rënie të pjesëve nga objekte fluturuese, përgjegjësinë e përplasjes, avari e përgjithshme etj.

Sigurimi i Përgjegjësisë P&I ( Protection & Idemnity) nga plagosja, sëmundja apo vdekja e një detari, pasagjeri apo pale të tretë, shpenzimet e riatdhesimit të një detari apo oficeri, dëmshpërblimi për papunësinë si pasoj ë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e refugjatëve, shpëtimin e jetës, humbjen apo dëmtimin e pasurisë, ndotjen, përgjegjësinë e mbytjes, përgjegjësisë për dëmtimin e mallit, shpenzimet e shpëtimit, avarisë së përgjithshme, konfiskimin e anijes, dëme të shëndetit apo pronës të shkaktuara palëve të treta, proceset gjyqësore etj.

Për më shumë informacion për këtë produkt kontaktoni Departamentin e Marines dhe Aviacionit:

info@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe