dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Sigurimi i mallit në transport

Përmes këtij sigurimi, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mbulon të gjitha  rreziqet, ndaj të cilave janë të ekspozuara mallrat gjatë transportit. Të gjitha humbjet apo dëmtimet aksidentale dhe të pa paramenduara apo keqdashëse; zjarr, shpërthim; aksidente t ë mjeteve t ë transportit; shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie; sakrificën e avarisë së përgjithshme, shpenzime për shpëtimin e ngarkesës,  dëmi nga tërmeti, vullkani, rrufeja, dëmtimi i mallrave nga uji  në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje totale t ë pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.

Për kompanitë e transportit që punojnë për të tretë, SIGAL UNIQA ofron produktin  CMR: sigurimi 100% i përgjegjësisë së transportuesit.

Mjetet e transportit:

– Transport tokësor: përfshin transportin automobilistik dhe atë hekurudhor;

– Transport detar: ku pranohen të gjitha llojet e anijeve që plotësojnë kushtet e Institute Cargo Clause-Londër;

– Transport ajror: ku pranohen kërkesat për sigurimin e mallit për avionë të licencuar;

  • Për transporte tokësore brenda Europës nga 0.10% deri n ë 0.40% të shumës së sigururar
  • Për transporte detare brenda Europës nga 0.10% deri n ë 0.40% t ë shumës së siguruar
  • Për transporte ajrore 0.08% deri në 0.30 % të shumës së siguruar

Për më shumë informacion për këtë produkt kontaktoni Departamentin e Marines dhe Aviacionit

info@sigal.com.al

 

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe