dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Sigurimi i pronës private

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
SIGAL UNIQA  ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile etj.
Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 1,5% e shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të rreziqeve që do të sigurohen.

Për më shumë informacion për këtë produkt kontaktoni Departamentin e Pasurisë

info@sigal.com.al

pasuria@sigal.com.al 

Produkte të ngjashme:

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe