dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Sistemi G.P.S

Për administratorët, ndërmarrjet apo individët që kanë në pronësi një apo disa automjete, SIGAL UNIQA ofron vendosjen e një pajisjeje që mundëson përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve në të gjithë botën, në çdo kohë dhe sa herë që ju nevojitet.

Informacioni që merret:

  • Në çdo kohë mund të kemi vendndodhjen e mjetit apo të mjeteve në të gjithë Europën.
  • Mjeti/mjetet  monitorohen në kohë reale duke përcaktuar edhe shpejtësinë e lëvizjes  së tyre.
  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Kohën e qëndrimit ndezur apo fikur,
  • Kilometrat  e përshkruar për një ditë, javë apo muaj;
  • Sasinë e karburantit të shpenzuar si dhe shpejtësitë e lëvizjes së tij.

Sistemi GPS lajmëron në celular nëse:

  • mjeti përfshihet në një aksident;
  • mjeti hapet pa çelës;
  • mjeti lëviz me motor  të fikur;
  • priten fijet që lidhin pajisjen me mjetin;
  • mjeti qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur;

Në rast aksidenti sistemi GPS ofron:

  • Mbledhje të dhënash rreth aksidentit;
  • Lajmërim me mesazh dhe/ose e-mail;
  • Orienton  për në spitalin më të afërt;
Në varësi të primit të sigurimit Kasko do të vendoset dhe çmimi i GPS dhe shërbimit vjetor.
Për më shumë informacion për këtë produkt kontaktoni Departamentin e Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe