dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Sigurimi Kontrata Kufitare - Bli online

Është polica e detyrueshme e sigurimit me të cilën duhet të pajiset çdo automjet me targa të huaja që qarkullon në Shqipëri.

Kontrata Kufitare mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targë të huaj që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, në përputhje të plotë me parashikimin e Ligjit lidhur me dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Këtu përfshihen edhe dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët si dhe ato pasurore. 

Siguracionin Polica Kufitare të makinës mund ta blini brenda pak minutash online, duke klikuar këtu.
Tarifat për këtë sigurim janë të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe janë të njëjta për të gjitha kompanitë e sigurimit. Ato ndryshojnë në varësi të kategorisë të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes së kontratës së sigurimit (e cila mund të jetë për 15, 30, 45 ditë, 6 muaj apo 1 vit).

Për më shumë informacion për këtë produkt kontaktoni Departamentin e Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

info@sigal.com.al

infomotorike@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe