dërgo këtë faqe | printo këtë faqe

Jetoni dhe udhetoni ne Shqiperi

Askush nuk i do problemet Shëndetësore, sidomos gjatë pushimeve!

Çdo vit dhjetra turistë kanë nevojë për shërbime mjekësore si pasojë e emergjencave që vijnë nga sëmundje apo aksidente. Nëse kjo do t’iu ndodhte ju, a do ishit të përgatitur financiarisht?

ZGJIDHJE NËPËRMJET POLICËS SË SIGURIMIT

Paketa jonë e sigurimit parashikon të lehtësojë çdo rrethanë që mund të rëndojë financiarisht dhe jo vetëm, pushimet apo jetesën tuaj në Shqipëri.

Kjo policë mbulon emergjencat mjekësore që mund të ndodhin gjatë udhëtimit turistik, ku përfshihen sëmundje, aksidente, humbje bagazhesh. Kjo policë mbulon edhe edhe evakuimin / riatdhesimin mjekësor në vendin tuaj të origjinës.

KUSH MUND TË PËRFITOJË NGA KJO POLICË

Paketa e sigurimit është dizenjuar për shtetas të huaj që vizitojnë apo jetojnë në Shqipëri. Qytetarët Shqiptarë të cilët udhëtojnë si turistë mundet gjithashtu të përfitojnë nga kjo paketë. Polica mund të jetë 1 ditore ose më e gjatë, deri në 1 vjeçare. E gjithë familja mund të përfitojë mbulim në sigurim, por edhe anëtarë të veçantë të saj.

PËRSE NJË POLICË SIGURIMI

Me një policë sigurimi të SIGAL UNIQA, në spital nuk do të paguani CASH.
Është Kompania e Sigurimit që do të garantojë direkt pagesën e faturës.
Paketat e sigurimit lokale ofrojnë lehtësi, sepse njihen pa shumë procedura në institucionet shëndetësore. Ndërsa pëketat ndërkombëtare, kërkojnë më tepër procedura.

NËSE KANCELOJ UDHËTIMIN, MUND TË RIMBURSOHEM PËR VLERËN E PRIMIT?

Nëse udhëtimi kancelohet, edhe polica kancelohet dhe shuma e paguar e primit, rimbursohet.

  • Sëmundje apo aksident mbulohen faturat mjekësore deri në  10 000 Euro
  • Evakuimi në shtetin e orgjinës, mbulohet fatura deri në 10 000 Euro
  • Riatdhesimi në rast humbje jete në Shqipëri, mbulohet fatura deri në  10 000 Euro
  • Emergjencat dentare mbulohen faturat deri në 100 Euro

Nëse kontaktohet SIGAL me telefon, në momentin e emergjencës, jemi ne që organizojmë gjithë asistencën mjekësore, duke filluar nga sjellja e ambulancës apo helikopterit e deri tek mbulimi i faturës spitalore

Për më shumë informacion për këtë produkt, kontaktoni Departamentin e Shëndetit:

info@sigal.com.al

InfoShendet@sigal.com.al

DitikaKruja@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe