dërgo këtë faqe | printo këtë faqe
Mbulimi i Argjendtë

Mbulimi i argjendte

Mundëson marrjen e shërbimeve mjekësore deri në vlerën 150 000 Euro/vit të ofruara nga klinika e qendra mjekësore private në Austri, Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në rast shtrimi në spital- shpenzimet spitalore do të mbulohen 100%, përfshirë shpenzimet për mjekët specialistë, kirurgë, anestezistë, vlera e materialeve të operacionit, transporti për në klinikë, kujdesi intensiv dhe diagnostikime të ndryshme si dhe qëndrimin në dhomë gjysmë private dhe vetëm në shtetet e përcaktuara në zonën e mbulimit.

 

Në rast mos-shtrimi në spital:

  • Shpenzime për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist, shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike), deri në vlerën 2000 Euro/vit;
  • Kontrolle diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kemioterapi dhe radioterapi si dhe kirurgjia ditore do të mbulohen në masën 100% 
  • Medikamente mjekësore të këshilluara nga mjeku, deri në vlerën 1000 Euro/vit; 
  • Riatdhesim, evakuim mjekësor me autoambulancë ajrore të specializuar, deri në 15000 Euro/vit.
Për të marrë një tarifë primi për ju dhe anëtarët e familjes tuaj, ju lutemi të kontaktoni në adresën: infoshendet@sigal.com.al

Për më shumë informacion për këtë produkt, kontaktoni Departamentin e Shëndetit:

info@sigal.com.al

InfoShendet@sigal.com.al

DitikaKruja@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe