dërgo këtë faqe | printo këtë faqe
Shendet i arte

Mbulimi i artë

Mundëson marrjen e shërbimeve mjekësore deri në vlerën 500 000 Euro/vit të ofruara nga klinika e qendra mjekësore private, pothuajse në të gjithë botën (përjashtuar  SH.B.A, Kanada, Zvicër, Japoni dhe Hong-Kong).

Në rast shtrimi në spital- shpenzimet spitalore do të mbulohen 100%, përfshirë shpenzimet për mjekët specialistë, kirurgë, anestezistë, vlera e materialeve të operacionit, transporti për në klinikë, kujdesi intensiv dhe diagnostikime të ndryshme si dhe qëndrimi në një dhomë private.

Në rast mos-shtrimi në spital:

  • Shpenzime për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist, shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike), deri në vlerën 4000 Euro/vit;
  • Kontrolle diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kemioterapi dhe radioterapi si dhe kirurgjia ditore do të mbulohen në masën 100%;
  • Medikamente mjekësore të këshilluara nga mjeku, deri në vlerën 2000 Euro/vit;
  • Emergjenca dentare deri në 350 Euro/vit;
  • Riatdhesim, evakuim mjekësor me ambulancë ajrore të specializuar, deri në 15,000 Euro/vit.
Për të marrë një tarifë primi për ju dhe anëtarët e familjes tuaj, ju lutemi të kontaktoni në adresën: infoshendet@sigal.com.al

Për më shumë informacion për këtë produkt, kontaktoni Departamentin e Shëndetit:

info@sigal.com.al

InfoShendet@sigal.com.al

DitikaKruja@sigal.com.al

dërgo këtë faqe | printo këtë faqe