Si te veproni ne rast demit?

Informohuni mbi procedurat që duhen ndjekur për të raportuar shpejt dhe thjeshtë dëmin që keni pësuar.

Sigurimet e automjetit

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike nëDrejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident;

Formulari i Vertetimit miqësore të ngjarjes

  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certfikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;

Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.

NE RAST DEMI SIGURIMI I AUTOMJETIT KASKO

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;

Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

NE RAST DEMI SIGURIMI I AUTOMJETIT MINIKASKO

Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i Policisë Rrugore
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Dokumentat e mjetit përfitues:

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

Sigurimi i shëndetit dhe aksidenteve

Sigurimet e jetës

Sigurimet e pronës