• Acasa
  • »
  • Servicii&Contact
  • »
  • Noutati
  • »
  • Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi të dhënat e tregut të sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019

Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi të dhënat e tregut të sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019


03/05/2019


Sipas AMF, tregu rezulton me një rritje prej 11.78% më shumë se në periudhën janar-mars 2018.

Primet bruto kapën shifrën  mbi 3,969 milionë lekë të reja. Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në  276,006  me një rritje prej 5.68%  krahasuar me periudhën janar-mars 2018.

SIGAL Uniqa Group Austria mban pozitat e liderit për pothuaj të gjitha produktet e sigurimit.

Nga të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për 3-mujorin e parë të 2019, SIGAL UNIQA udhëheq tregun duke zotëruar përkatësisht:

56.88% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimin e Jetës;

26.50% të volumit të përgjithshëm të primeve për sigurimin e Jo-Jetës;

21.72% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimet Motorike;

38.09% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Pasurisë;

34.83% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Aksidenteve dhe Shëndetit;

37.45%të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim për shoqëritë Jo-Jetë;

43.81% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Sëmundjeve;

39.39% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Përgjegjësive Civile;

51.66% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Garancive;

SIGAL Uniqa Group Austria është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, e cila udhëheq tregun që prej vitit 2002 me rreth 30%.

SIGAL UNIQA është shndërruar në grup rajonal sigurimesh me 8 kompani sigurimi jetë, jo-jetë, risigurime dhe Pensione Private dhe ushtron aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.

Mbi 1500 punojës dhe 900 zyra, SIGAL UNIQA u shërben mbi 1 milionë klientëve të saj me cilësi maksimale dhe standarte europiane.