Kreu » Rreth Nesh » SIGAL Audiobooks

SIGAL Audiobooks

Realizuam projektin unik, Audiobooks.al, i pari dhe i vetmi në Shqipëri, ku mund të dëgjoni nga celulari apo kompjuteri librat më të mirë në çdo cep të botës.

ÇFARË ËSHTË SIGAL AUDIOBOOKS.AL?

“SIGAL Audiobooks.al” është platforma e parë dixhitale e librave audio në SHQIP dhe për edukimin mbi kulturën e sigurimeve e realizuar nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA dhe e ideuar nga Z. Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Kjo platformë i mundëson FALAS të gjithë shqiptarve brenda dhe jashtë kufijve, librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht janë mbi 100 libra dhe informacione mbi sigurimet, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë, pa limit, pa pagesë dhe në çdo kohë - një klikim larg në: www.audiobooks.al

“SIGAL Audiobooks.al” është një nismë jofitimprurëse e realizuar me mbështetjen financiare të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Për më shumë informacione të detajuara klikoni në videon dhe prezantimin e mëposhtëm.